Përditësimi i rezultateteve të votave me postë: Bie pak VV-ja, rritje e lehtë e LDK-së e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora në ora 15:34. Deri tani janë procesuar 89 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej, shkruan Reporteri.net. Nga përditësimi i fundit i bërë mbrëmë, ka rënë pak Vetëvendosje, kurse ka një ngritje të lehtë për LDK-në e PDK-në. Vetëvendosje del të jetë

Përditësimi i rezultateteve të votave me postë: Bie pak VV-ja, rritje e lehtë e LDK-së e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora në ora 15:34.

Deri tani janë procesuar 89 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej, shkruan

Nga përditësimi i fundit i bërë mbrëmë, ka rënë pak Vetëvendosje, kurse ka një ngritje të lehtë për LDK-në e PDK-në.

Vetëvendosje del të jetë e para aktualisht me 51.34 për qind apo 14 mijë e 432 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.74% apo 8360 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 8.12% apo 2283 vota.

AAK-NISMA 4.15% apo 1167 vota.

Në përditësimin e bërë mbrëmë Vetëvendosje ishte e para  me 52.14 për qind, LDK e dyta me 28.40 për qind, PDK e treta me 7.94%, kurse AAK-NISMA me 4.76%.