Perëndimi dënon kërcënimin rus/ Liderët e BE dhe NATO: Dronët ruse mbi Poloni, provokim i rëndë!
Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë alarmuan Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara qe i quajtën këto zhvillime të papranueshme. Presidenti Amerikan Donald Trump shkroi në Truth Social duke vene ne pikëpyetje se perse Rusia do të shkelte hapësirën ajrore të Polonisë. Statusi i presidentit Amerikan u mbyll me Frazen “Ja ku jemi” si për [...]Read More...

Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë alarmuan Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara qe i quajtën këto zhvillime të papranueshme.
Presidenti Amerikan Donald Trump shkroi në Truth Social duke vene ne pikëpyetje se perse Rusia do të shkelte hapësirën ajrore të Polonisë. Statusi i presidentit Amerikan u mbyll me Frazen “Ja ku jemi” si për të treguar se ai kishte paralajmëruar për mundësitë e përshkallëzimit te konfliktit. Kreu i Shtëpisë pritet te zhvilloje një bisede telefonike në orët në vijim me Presidentin polak Karol Nawrocki.
Përpara reagimit te Presidentit te Shteteve te bashkuara, Ambasadori Amerikan ne NATO, Matthe Whitaker tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krahë aleatëve përballë shkeljes se hapësirës ajrore dhe se do të mbrojnë çdo pjesë të territorit të Aleancës.
Ndërkohë Gjermania mbështeti Poloninë në kërkesën e saj për të aktivizuar Nenin 4 te NATO-, për të vendosur nëse ka pasur shkelje të sovranitetit të vendit. Ministri i jashtëm gjerman Johan Wadephul tha se Rusia ka pranuar qartë një përshkallëzim dhe do të marrë një përgjigje të fortë.
Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pamatur dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin polak.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se incidenti ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të kujtuar shpërfilljen e hapur të Vladimir Putin për paqen.
Presidentja e Këshillit Europian Ursula von der Leyen tha se Europa do të mbrojë çdo pjesë të saj, ndërsa Antonio Costa, President i këshillit Europian shtoi se paqja dhe siguria në kontinent nuk mund të merren si të mirëqena.
Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka lidhje të ngushta me Vladimir Putin e quajti shkeljen e hapësirës ajrore polake të papranueshme. Ai bëri thirrje për përfundimin e luftës, duke theksuar se të jetosh nën hijen e një konflikti është e mbushur me rreziqe.
Alexander Stubb, presidenti i Finlandës, tha se Rusia kërkon përshkallëzim dhe është përgjegjëse për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë.
Ndërkohë NATO ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë.
Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte tha se shkelja e hapësirës ajrore polake është një sjellje e pamatur. Ai i dërgoi një mesazh edhe presidentit rus Vladimir Putin: Ndalo luftën, ndalo përshkallëzimin dhe shkeljen e hapësirës ajrore dhe dije qe ne jemi gati!
Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA, Alexus Grinkeviç, komandanti më i lartë ushtarak i NATO, tha se aleanca iu përgjigj shpejt dhe me vendosmëri situatës, duke demonstruar aftësinë për të mbrojtur territorin aleat. Ne rrëzimin e dronëve u përfshinë veç avionëve polake, edhe ata holandeze, italiane dhe gjermane
Një zëdhënës i NATO-shtoi se kjo ishte hera e parë që avionët e aleancës janë përballur me kërcënime të mundshme në hapësirën ajrore aleate.
Vende të tjera që kanë reaguar janë edhe shtetet baltike dhe ato nordike që kanë dënuar sulmin.
/abcnews.al/