Perez e do sërish Zidanen

Perez e dëshiron rikthimin e Zidane. Që nga largimi i Real Madridit për herë të dytë në fund të sezonit 2020/21, Zinedine Zidane vazhdon të jetë trajner i lirë. Ai ka qenë i lidhur me pozita të ndryshme, por ende nuk e ka bërë rikthimin e tij, transmeton Gazeta Express. “AS” ka raportuar se presidenti […]

Perez e do sërish Zidanen

Perez e dëshiron rikthimin e Zidane.

Që nga largimi i Real Madridit për herë të dytë në fund të sezonit 2020/21, Zinedine Zidane vazhdon të jetë trajner i lirë.

Ai ka qenë i lidhur me pozita të ndryshme, por ende nuk e ka bërë rikthimin e tij, transmeton Gazeta Express.

“AS” ka raportuar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron që ta rikthejë francezin sërish në klub, për herën e tretë.

Ideja thuhet se është që Zidane të jetë brenda organikës së klubit, qoftë në një rol këshillues, siç ishte në sezonin 2010/11.

Por, nuk përjashtohet as mundësia që ai të merr edhe rolin e trajnerit pastaj, nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet me trajnerin aktual, Carlo Ancelotti.

Perez e vlerëson Zidanen si një person shumë të rëndësishëm, që mund të kryejë shumë punë në klub.

Ndikimi i 50-vjeçarit besohet se ishte shumë i rëndësishëm që futbollistët si Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni e Jude Bellingham, nënshkruan me Real Madridin.

“Zizou” shihet si person që mund të shtyjë edhe drejt arritjes së marrëveshjes për transferimin e Kylian Mbappe.

Legjenda franceze sigurisht që do t’i sillte më shumë përvojë Real Madridit, edhe nëse nuk do të kthehej si trajner, Zidane padyshim se do të rriste presionin ndaj Ancelottit.