Përfshihet në zjarr kati i tretë i një shtëpie, shkak dyshohet të jetë oxhaku
Një burrë nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar në polici se të mërkurën kati i tretë i shtëpisë i është përfshirë në zjarr. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime

Një burrë nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar në polici se të mërkurën kati i tretë i shtëpisë i është përfshirë në zjarr.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. Ndërsa, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë.