Përfshihet nga flakët dyqani në Laos, katër viktima dhe disa të plagosur

Një shpërthim i madh ndodhi të premten në një dyqan në Azinë e Largët, në Laos. Sipas Konsulltaës së Përgjithshme Kineze, nga shpërthimi pati katër viktima dhe disa persona të tjerë të plagosur. Katër viktimat ishin shtetas kinezë, ndërkohë numri i saktë i të plagosurve nuk dihet ende. Përveç pasojave në njerëz, pati dëme materiale [...]Read More...

Përfshihet nga flakët dyqani në Laos, katër viktima dhe disa të plagosur

Një shpërthim i madh ndodhi të premten në një dyqan në Azinë e Largët, në Laos.

Sipas Konsulltaës së Përgjithshme Kineze, nga shpërthimi pati katër viktima dhe disa persona të tjerë të plagosur. Katër viktimat ishin shtetas kinezë, ndërkohë numri i saktë i të plagosurve nuk dihet ende. Përveç pasojave në njerëz, pati dëme materiale në shtëpitë përreth.

Zjarri është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.  Shkaku i ngjarjes aktualisht është nën hetim.

Ambasadori kinez ka vendosur përpjekje të gjithanshme për të trajtuar të plagosurit dhe ka ndihmuar familjet e tyre në trajtimin e pasojave.

/ abcnews.al