Përfundon samiti me liderët e BE, Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Shtëpinë e Bardhë
Takimi midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë thuhet se ka përfunduar sipas BBC, me një takim që është zhvilluar i gjithë pas dyerve të mbyllura. Burime në delegacionin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë i thanë BBC-së se presidentët Trump dhe Zelensky janë ende në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të mëtejshme. Trump ndërpreu [...]Read More...

Takimi midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë thuhet se ka përfunduar sipas BBC, me një takim që është zhvilluar i gjithë pas dyerve të mbyllura.
Burime në delegacionin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë i thanë BBC-së se presidentët Trump dhe Zelensky janë ende në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të mëtejshme.
Trump ndërpreu takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin.
Në një takim historik në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Të ulur përballë njëri tjetrit në tryezën e bisedimeve Trump dhe Zelensky theksuan rëndësinë e garancivë të sigurisë për Ukrainën dhe nevojën për një takim trepalësh bashkë me presidentin rus Vladimir Putin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se pjesë e diskutimeve është edhe shkëmbimi I territoreve mes Moskës dhe Kievit. Një foto e tij dhe Zelensky para hartës së Ukrainës, la të kuptohet se tema e territoreve ishte pjesë e bisedës./abcnews.al