‘Përfundon telenovela’ – Ardon Jashari niset me avion privat për Milano

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari është nisur për Milano. Ai është fotografuar i buzëqeshur në avion privat rruges për Itali. Kjo fotografi e publikuar nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, vjen si konfirmim i fundit se Jashari është në prag të zyrtarizimit me gjigantin italian, Milanin, raporton IndeksOnline. “Është klubi i vetëm që ai […]

‘Përfundon telenovela’ – Ardon Jashari niset me avion privat për Milano

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari është nisur për Milano.

Ai është fotografuar i buzëqeshur në avion privat rruges për Itali.

Kjo fotografi e publikuar nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, vjen si konfirmim i fundit se Jashari është në prag të zyrtarizimit me gjigantin italian, Milanin, raporton IndeksOnline.

“Është klubi i vetëm që ai ka dashur gjatë gjithë afatit kalimtar veror,” raportoi Romano, duke zbuluar se, pavarësisht ofertave të shumta, mesfushori nuk ka lëkundur dëshirën e tij për t’u bashkuar me “Rossonerët”.