30 vjet pa përgjigje: Kush qëndroi pas atentatit ndaj Kiro Gligorovit?

Më 3 tetor 1996, në qendër të Shkupit, u krye atentati ndaj presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Sulmi ndodhi në rrugën “Makedonija”, para hotelit “Bristol”, kur një bombë e vendosur në një automjet u aktivizua në momentin që kalonte vetura e presidentit.
Gligorov i mbijetoi shpërthimit me lëndime të rënda në kokë. Në atentat humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagosën truproja Ilço Teovski dhe disa kalimtarë.
Hetimi zbuloi se sulmi ishte i mirëorganizuar, ndërsa autoritetet kontrolluan dhjetëra mijëra automjete dhe morën në pyetje një numër të madh personash.
Megjithatë, 30 vjet më vonë, ende nuk dihet kush e organizoi atentatin ndaj Kiro Gligorovit. Rasti mbetet i pazbardhur.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



