Përurohet biblioteka „Nënë Tereza“ në Lucern

„Biblioteka është tempulli i kujtesës sonë.“ – Ismail Kadare
Ftojmë të gjithë dashamirët e librit, kulturës dhe artit që të marrin pjesë në hapjen solemne të bibliotekës “Nënë Tereza”, në Luzernë. Me kënaqësi Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij momenti të veçantë.
Solemniteti i hapjes bëhet më 17 tetor 2026.
Përveç fjalëve të rastit për përurimin e bibliotekës, do të ketë edhe një program të zgjedhur artistik. Po ashtu do të prezantohet historiku i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, projekti dhe vizioni i saj, etj.
Koha: 10:00 – 14:00
Vendi: Luzernerstrasse 88, 6014 Luzern, Schweiz
Info: 041 250 27 92
Ju lutemi qe ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj ne [email protected]
Shoqata „Nënë Tereza”
The post Përurohet biblioteka „Nënë Tereza“ në Lucern appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



