Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit, vlera 753 mijë euro
Sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Ky objekt është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe e prej afër 3 mijë e 980 metra katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë

Sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Ky objekt është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe e prej afër 3 mijë e 980 metra katrorë.
Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.