Përvëlohet Gadishulli Iberik, zjarre në Portugali dhe Spanjë, temperatura mbi 40 gradë

Gadishulli Iberik është goditur nga zjarret dhe valë të nxehti që i kanë çuar temperaturat deri në 40 gradë Celsius. Portugalia vijon betejën me flakët për disa ditë me radhë, teksa në terren janë angazhuar mbi 3 mijë forca zjarrfikëse, 1 mijë automjete dhe 26 helikopterë e dronë. Zjarri në pjesën veriore të vendit, afër [...]Read More...

Përvëlohet Gadishulli Iberik, zjarre në Portugali dhe Spanjë, temperatura mbi 40 gradë

Gadishulli Iberik është goditur nga zjarret dhe valë të nxehti që i kanë çuar temperaturat deri në 40 gradë Celsius.

Portugalia vijon betejën me flakët për disa ditë me radhë, teksa në terren janë angazhuar mbi 3 mijë forca zjarrfikëse, 1 mijë automjete dhe 26 helikopterë e dronë.

Zjarri në pjesën veriore të vendit, afër kufirit me Spanjën vijon që prej mbrëmjes së të shtunës dhe kërcënon fshatrat dhe zonën e mbrojtur natyrore te Geres.

Ndërkohë një zjarr tjetër në rajonin qendror u përhap shumë shpejt për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta.

Ndërkohë që një pjesë e vendit përballet me zjarret, në kryeqytetin Lisbonë temperaturat arritën thuajse 40 gradë Celsius. Kjo bëri që banorët të drejtoheshin në plazhet apo pishinat më të afërta.  Megjithatë ata shprehën shqetësimin për temperaturat e larta, që janë bërë gjithnjë e më të zakonshme.

Në Spanjën fqinje spanjolle të emergjencës po përballen me disa zjarre, ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm në disa rajone të vendit.

Zjarret më shqetësuese janë në rajonin e Avilës, afërsisht një orë larg Madridit.

Pavarësisht se në vitin 2025 ka pasur më shumë zjarre aktive sesa në vitet e kaluara, sipërfaqja e djegur është në krahasim deri më tani dukshëm më e vogël.

/abcnews.al/