Pesë persona të lënduar në një aksident në autostradën Tetovë – Gostivar

Pesë persona janë lënduar në një aksident gjatë ndeshjes së tre veturave mëngjesin e sotëm, rreth orës 10 në autostradën Tetovë – Gostivar. Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Gostivarit për dhënien e ndihmës mjekësore, transmeton Portalb.mk. “Në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë […]

Pesë persona të lënduar në një aksident në autostradën Tetovë – Gostivar

Pesë persona janë lënduar në një aksident gjatë ndeshjes së tre veturave mëngjesin e sotëm, rreth orës 10 në autostradën Tetovë – Gostivar. Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Gostivarit për dhënien e ndihmës mjekësore, transmeton Portalb.mk.

“Në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë tre vetura: “Seat Leon” me regjistrim të Gostivarit dhe “Volksvagen Golf” dhe “Fiat” me regjistrim të Tetovës. Gjatë aksidentit janë lënduar gjithsej pesë persona të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, për dhënien e ndihmës mjekësore”, informuan nga SPB Tetovë.

Ekipi i Repartit për Punë të Brendshme Gostivar, kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes.