Pësoi aksident të rëndë trafiku, vdes aktori i njohur

Vdes aktori i njohur pas aksidentit në trafik Aktori amerikan, Treat Williams, i cili arriti kulmin e suksesit me “Hair” dhe “Everwood” ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr. Agjenti i Williams, Barry McPherson, thotë për People: “Ai vdiq këtë pasdite. Ai ishte në motor dhe një makinë ia preu rrugën. Unë jam shumë […]

Pësoi aksident të rëndë trafiku, vdes aktori i njohur

Vdes aktori i njohur pas aksidentit në trafik

Aktori amerikan, Treat Williams, i cili arriti kulmin e suksesit me “Hair” dhe “Everwood” ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr.

Agjenti i Williams, Barry McPherson, thotë për People:

“Ai vdiq këtë pasdite. Ai ishte në motor dhe një makinë ia preu rrugën. Unë jam shumë i mërzitur. Ai ishte djali më i mirë që kam njohuri dhe ishte kaq i talentuar”.

People raporton se përplasja ka ndodhur të hënën në Dorset, Vermont.