Pezullohen armët për Ukrainën/ SHBA, vendimi i Hegseth, Trump: Unë nuk di gjë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e përkohshëm të ndihmave ushtarake për Ukrainën pa informuar më parë Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Donald Trump për këtë vendim. Kjo është ajo çfarë raporton CNN e cila citon 5 burime të ndryshme pranë administratës Republikane. Sipas asaj që shkruan media Amerikane ky vendim i Hegseth ka shkaktuar [...]Read More...

Pezullohen armët për Ukrainën/ SHBA, vendimi i Hegseth, Trump: Unë nuk di gjë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e përkohshëm të ndihmave ushtarake për Ukrainën pa informuar më parë Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin Donald Trump për këtë vendim. Kjo është ajo çfarë raporton CNN e cila citon 5 burime të ndryshme pranë administratës Republikane. Sipas asaj që shkruan media Amerikane ky vendim i Hegseth ka shkaktuar tensione dhe përplasje brenda administratës.

Vendimi për të pezulluar dërgesat e disa armëve në Ukrainë u mor pas një kërkese të bërë nga Trump ndaj Departamentit të Mbrojtes për të rishikuar gjendjen e rezervave ushtarake amerikane.Megjithatë, burimet sqarojnë se as presidenti, as këshilltari i tij për siguri kombëtare Keith Kellogg dhe as Sekretari i Shtetit Marco Rubio nuk ishin të informuar për pezullimin konkret të dërgesave të armëve për Ukrainën , duke e mësuar kështu vendimin nëpërmjet raporteve të mediave.

Sipas raportit të CNN, pezullimi i ndihmës u iniciua nga nënsekretari Elbridge Colby dhe u aprovua nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes Steve Feinberg. Vendimi përfundimtar u firmos nga vetë Pete Hegseth, pa konsultim të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë – një veprim që ka ngritur pyetje serioze mbi mënyrën se si po merren vendime strategjike brenda administratës.
Pasi mësoi për pezullimin nga media, Presidenti Trump urdhëroi menjëherë rifillimin e dërgesave ushtarake për Kievin. Në deklaratën e tij, ai sqaroi se vendimi nuk ishte i koordinuar me të dhe se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë pa ndërprerje.

Ky nuk është rasti i parë që ndodhin tensione të tilla brenda Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë. Në muajin shkurt, Hegseth kishte urdhëruar një tjetër pauzë të përkohshme në dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila gjithashtu u anulua menjëherë pas ndërhyrjes së presidentit. Ky veprim i papritur ka shkaktuar jo vetëm konfuzion në Uashington, por edhe shqetësim te aleatët e SHBA-së dhe autoritetet ukrainase, të cilët janë të varur nga mbështetja ushtarake amerikane në luftën kundër Rusisë. Ekspertë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar se mungesa e koordinimit të tillë mund të minojë besueshmërinë e SHBA-së si aleate, veçanërisht në një moment kritik ku çdo ditë e luftës ndikon drejtpërdrejt në terren.

Zyrtarë të Kongresit nga të dyja partitë kanë kërkuar sqarime nga Departamenti i Mbrojtjes dhe kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si po merren vendimet strategjike pa përfshirjen e nivelit më të lartë të ekzekutivit. Për momentin, ndihma ushtarake për Ukrainën është rikthyer në normalitet, por ngjarja ka lënë pas vetes pikëpyteje serioze mbi përçarjet brenda administratës amerikane në lidhje me qëndrimin e saj ndaj luftës në Ukrainë./abcnews.al