Pezullohet lundrimi në Rhine për shkak të thatësirës dhe midhjeve invazive

Nga e hëna, transporti detar midis Stein am Rhein (kantoni Schaffhausen) dhe Diessenhofen (kantoni Thurgau) do të ndërpritet përkohësisht. Vendimi u mor nga kompania zvicerane e navigimit Untersee und Rhein (URh), si pasojë e niveleve të ulëta të ujit dhe depozitave të rrezikshme të midhjes pushtuese quagga, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch. Sipas URh, kombinimi i […] The post Pezullohet lundrimi në Rhine për shkak të thatësirës dhe midhjeve invazive appeared first on Albinfo.

Pezullohet lundrimi në Rhine për shkak të thatësirës dhe midhjeve invazive

Nga e hëna, transporti detar midis Stein am Rhein (kantoni Schaffhausen) dhe Diessenhofen (kantoni Thurgau) do të ndërpritet përkohësisht. Vendimi u mor nga kompania zvicerane e navigimit Untersee und Rhein (URh), si pasojë e niveleve të ulëta të ujit dhe depozitave të rrezikshme të midhjes pushtuese quagga, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Sipas URh, kombinimi i thatësirës së zgjatur dhe përhapjes së papritur të midhjeve quagga ka bërë të pamundur kalimin në zonën e Urës Hemishofer. Në mungesë të këtyre depozitave, lundrimi mund të kishte vazhduar edhe për një javë tjetër.

Në vend të itinerarit të zakonshëm veror, do të aplikohet një orari i reduktuar për nivele të ulëta uji. Ndërkohë, anijet që operojnë midis Stein am Rhein dhe Kreuzlingen do të vazhdojnë normalisht.

Midhja quagga, ndonëse vetëm disa centimetra e gjatë, përbën një kërcënim serioz për infrastrukturën ujore dhe ekosistemet. Ajo është përhapur me shpejtësi në Zvicër që nga viti 2014, duke prekur Liqenin e Konstancës, Liqenin e Gjenevës dhe atë të Neuchâtel.

URh njofton se do të informojë publikun për çdo ndryshim të mëtejshëm në operime, në varësi të kushteve natyrore, transmeton albinfo.ch.

The post Pezullohet lundrimi në Rhine për shkak të thatësirës dhe midhjeve invazive appeared first on Albinfo.