Pfadi hap dyert për fëmijët me prejardhje migrante në Zvicër
Pfadi është një nga organizatat më të njohura për fëmijë dhe të rinj në Zvicër, e cila ofron përvoja unike në grup, miqësi që zgjasin gjithë jetën, ditë të paharrueshme kampesh në natyrë dhe aktivitete aventuriere çdo të shtunë pasdite. Pjesëmarrësit mësojnë që herët të marrin përgjegjësi – si për veten, ashtu edhe për të […] The post Pfadi hap dyert për fëmijët me prejardhje migrante në Zvicër appeared first on Albinfo.

Pfadi është një nga organizatat më të njohura për fëmijë dhe të rinj në Zvicër, e cila ofron përvoja unike në grup, miqësi që zgjasin gjithë jetën, ditë të paharrueshme kampesh në natyrë dhe aktivitete aventuriere çdo të shtunë pasdite.
Pjesëmarrësit mësojnë që herët të marrin përgjegjësi – si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Në Pfadi të gjithë janë të mirëpritur, por fatkeqësisht, fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje migrante janë ende të nën-përfaqësuar.
Për ta ndryshuar këtë, organizata ka përgatitur materiale promovuese të posaçme:
një video informuese “Zusammen ins Abenteuer!”, e cila është e pajisur edhe me titra në gjuhë të ndryshme,
si dhe një fletëpalosje e përkthyer në 16 gjuhë, përfshirë shqipen, arabishten, boshnjakishten, anglishten, farsishten, frëngjishten, italishten, kroatishten, portugalishten, rusishten, serbishten, somalishten, spanjishten, tamilen, tigrinjën, turqishten dhe ukrainishten.
Videon mund ta gjeni në faqen zyrtare të Pfadi: Pfadi entdecken
Organizata është duke kërkuar partnerë bashkëpunues që të ndihmojnë në shpërndarjen e këtyre materialeve, me synimin që të arrijnë sa më mirë te familjet me prejardhje migrante në Zvicër.
Fletëpalosjet janë të publikuara këtu:
The post Pfadi hap dyert për fëmijët me prejardhje migrante në Zvicër appeared first on Albinfo.