Pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 164-të e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që mundëson krijimin e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet këtyre dy vendeve, transmeton Portalb.mk. “U miratua teksti i Marrëveshjes, që mundëson krijimin e dy pikave të përbashkëta kufitare me Republikën […]

Pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 164-të e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që mundëson krijimin e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet këtyre dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

“U miratua teksti i Marrëveshjes, që mundëson krijimin e dy pikave të përbashkëta kufitare me Republikën e Kosovës. U përcaktua ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruan Marrëveshjen”, deklarojnë nga Qeveria.

Raportoohet që me këtë nismë, do të ketë pikë të përbashkët kufitare ndërmjet Jazhincës dhe Glloboçicës, dhe në pikën tjetër kufitare mes Bllacës dhe Hanit të Elezit.