Piloti humb jetën në aksidentin ajror në kantonin e Bernës

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar të hënën pasdite në komunën Ochlenberg, në kantonin e Bernës në Zvicër. Piloti, një shtetas zviceran 64-vjeçar nga kantoni Solothurn, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ai ishte i vetëm në bord.
Sipas policisë kantonale të Bernës, aksidenti ndodhi rreth orës 13:30. Sipas një fotografie të publikuar nga media “20 Minuten”, aeroplani është gjetur i përmbysur në një fushë, transmeton albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes u angazhuan disa patrulla të policisë kantonale, zjarrfikësit e Goldisberg dhe Langenthal, si dhe ekipet e urgjencës mjekësore SRO. Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës dhe në bashkëpunim me Bordin Zviceran të Hetimit të Sigurisë së Transportit (STSB).
Hetimet janë në vazhdim.
The post Piloti humb jetën në aksidentin ajror në kantonin e Bernës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit:albinfo.chShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



