Po ndodh ajo që i ndodhi me Interin, Lookmanit po i dështon tranferimi të ekipi i njohur
Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se negociatat mes Fenerbahçes dhe Atalantës për reprezentuesin e Nigerisë, Ademola Lookman, kanë ngecur dhe aktualisht marrëveshja nuk pritet të avancojë më tej. Sipas përditësimeve të fundit, Fenerbahçe po përpiqej ta transferonte Lookman para mbylljes së afatit të janarit. Raportet e ditës së djeshme pretendonin se ishte zhvilluar një […]


Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se negociatat mes Fenerbahçes dhe Atalantës për reprezentuesin e Nigerisë, Ademola Lookman, kanë ngecur dhe aktualisht marrëveshja nuk pritet të avancojë më tej.
Sipas përditësimeve të fundit, Fenerbahçe po përpiqej ta transferonte Lookman para mbylljes së afatit të janarit.
Raportet e ditës së djeshme pretendonin se ishte zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe se klubi turk ishte i gatshëm të investonte rreth 40 milionë euro për 28-vjeçarin.
Megjithatë, sipas gazetarit Gianluca Di Marzios, negociatat kanë arritur në një ndalesë “përfundimtare”.
Nuk ka marrëveshje as për mënyrën e pagesës dhe as për garancitë bankare të nevojshme për realizimin e transferimit.
Edhe Atlético Madrid ka shfaqur interes për Lookman këtë muaj, por mbetet për t’u parë nëse skuadra e Diego Simeones do të paraqesë një ofertë zyrtare para mbylljes së afatit të janarit.
Nëse Lookman qëndron në Bergamo, Atalanta ka më shumë gjasa të lejojë largimin e Kamaldeen Sulemana, i cili është lidhur me Romën dhe Napolin.

