Po rikthehet koha e ”pleqve” te Milani, kuqezinjtë arrijnë marrëveshje me Luca Modric

Luca Modric do të jetë transferimi i parë i Milanit në epokën e Igli Tares. Pasi zyrtarizoi Maximiliano Allegrin si trajner, drejtori sportiv i kuqezinjëve, Igli Tare ishte në Kroaci, për të dikutuar transferimin e Modricit, shkruan IndeksOnline. Ish-legjenda e Shqipërisë duket se ka përmushur misionin, pasi ka arritur marrëveshje me veteranin kroat, i cili […]

Po rikthehet koha e ”pleqve” te Milani, kuqezinjtë arrijnë marrëveshje me Luca Modric

Luca Modric do të jetë transferimi i parë i Milanit në epokën e Igli Tares.

Pasi zyrtarizoi Maximiliano Allegrin si trajner, drejtori sportiv i kuqezinjëve, Igli Tare ishte në Kroaci, për të dikutuar transferimin e Modricit, shkruan IndeksOnline.

Ish-legjenda e Shqipërisë duket se ka përmushur misionin, pasi ka arritur marrëveshje me veteranin kroat, i cili u largua nga Real Madridi.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, kuqezinjtë besojnë se kanë arritur marrëveshje verbale me mesfushorin 39-vjeçar.

Milan do të nëshkruaj kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi, derisa Modric do të përfitoj 3.5 milionë euro pagë neto, plus bonuset.

Skudar italiane po pret përgjigjen përfundimtare të Luca Modric, i cili do të vendos pas ndeshjeve të muajit qershor me kombëtaren e Kroacisë.