Polici humb jetën gjatë një operacioni në Dietikon
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dietikon (ZH), ku një polic ka humbur jetën gjatë një operacioni në lumin Limmat. Sipas autoriteteve, polici u përfshi në një ndërhyrje shpëtimi kur papritur vetë ra në ujë dhe nuk arriti të shpëtonte. Ekipet e emergjencës ndërhynë me shpejtësi, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë […] The post Polici humb jetën gjatë një operacioni në Dietikon appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dietikon (ZH), ku një polic ka humbur jetën gjatë një operacioni në lumin Limmat.
Sipas autoriteteve, polici u përfshi në një ndërhyrje shpëtimi kur papritur vetë ra në ujë dhe nuk arriti të shpëtonte.
Ekipet e emergjencës ndërhynë me shpejtësi, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në polici dhe reagime të shumta nga opinioni publik, i cili ka shprehur solidaritet me familjen dhe kolegët e viktimës, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.
The post Polici humb jetën gjatë një operacioni në Dietikon appeared first on Albinfo.