Policia arreston një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një mjeku të Klinikës Infektive
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht mjekun e Kliniken Infektive në QKUK, Nderim Hasani. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. […] The post Policia arreston një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një mjeku të Klinikës Infektive appeared first on Albinfo.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht mjekun e Kliniken Infektive në QKUK, Nderim Hasani.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I kontaktuar nga KOHA, mjeku i sulmuar nuk ka treguar për arsyet e incidentit që ndodhi brenda Klinikës Infektive.
“Rasti është procesuar në rrugë ligjore. Për informata të mëtejme ju lutemi referojuni njoftimeve nga ana e organeve të shtetit”, ka thënë ai.
KOHA ka tentuar ta kontaktojë edhe drejtorin e Infektives, Arben Vishaj, si dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, por nuk ka marrë përgjigje.
The post Policia arreston një të dyshuar për sulmin fizik ndaj një mjeku të Klinikës Infektive appeared first on Albinfo.