Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për vjedhje. Polica kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit. “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja’ […]

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për vjedhje.

Polica kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja’ të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: info@ Facebook: 

Android #app: Lajmero Policine Tel: 192.