I ra bojleri mbi, humbi jetën në mënyrë tragjike i mituri në Mavrovë

Një i mitur ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi mbi të ka rënë një ngrohës uji (bojler) në një shtëpi në lagjen Mavrovi Anovi, njofton MPB, transmeton Portalb.mk. Rastin e ka lajmëruar nëna e fëmijës në Policinë e Mavrovës dje në ora 18:00, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. “Me datë […]

I ra bojleri mbi, humbi jetën në mënyrë tragjike i mituri në Mavrovë

Një i mitur ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi mbi të ka rënë një ngrohës uji (bojler) në një shtëpi në lagjen Mavrovi Anovi, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Rastin e ka lajmëruar nëna e fëmijës në Policinë e Mavrovës dje në ora 18:00, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

“Me datë 27.06.2024 në ora 18:00 në Policinë e Mavrovës D.Gj. (55) ka raportuar se djali i saj i mitur është plagosur dhe ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një ngrohës uji në shtëpinë në lagjen Mavrovi Anovi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thuhet në informacionin e MPB-së.

Në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Gostivar.