Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, u përfshinë në një vjedhje

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, u përfshinë në një vjedhje. Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, të dyshuar se janë përfshirë në një rast vjedhje. Siç thuhet në njoftim, vjedhja dyshohet se ka ndodhur me 14.12.2022 në rrugën “2 Korriku” […]

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, u përfshinë në një vjedhje

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, u përfshinë në një vjedhje.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, të dyshuar se janë përfshirë në një rast vjedhje.

Siç thuhet në njoftim, vjedhja dyshohet se ka ndodhur me 14.12.2022 në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje të ndodhur me datën 14.12.2022 , në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″, thuhet në njoftimin e Policisë.