Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil

Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil

Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj në operacione kërkim-shpëtimi

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi gjatë ditës së sotme në Himarë dhe Ksamil.

Operacioni i parë u zhvillua në Himarë, ku një turist spanjoll u gjet në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos. Pas njoftimit të marrë nga e fejuara e tij, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Efektivët lokalizuan, nxorrën nga uji dhe transportuan në siguri turistit pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë.

Ndërkohë, në Ksamil, rreth orës 12:45, Policia Kufitare ndërhyri për të ndihmuar tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, një skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën pas vendit të njohur si Tre Ishujt.

Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, me përdorimin e një gomoneje dhe një jet ski-je, të gjithë turistët u shpëtuan. Mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit Puerto RicoKsamil.

Të dy operacionet përfunduan me sukses, pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për profesionalizmin dhe reagimin në kohë të Policisë Kufitare.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në zona që paraqesin rrezik, me qëllim parandalimin e incidenteve në det.

Me pak fjalë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare shpëtuan nëntë turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil gjatë dy operacioneve të ndryshme kërkim-shpëtimi. Turistët u shpëtuan falë reagimit të shpejtë të efektivëve, pa pasoja për jetën apo shëndetin e tyre.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.