Policia në Ferizaj gjobit me nga 500 euro dy kompani të autobusëve, ju mungonte çertifikata e kontrollit teknik gjashtëmujor

Policia në Ferizaj ka gjobitur me nga 500 euro dy kompani të autobusëve pasi gjatë kontrollit ju mungonte certifikata e kontrollit teknik gjashtëmujor, shkruan Reporteri.net. KOMUNIKATË PËR MEDIA: Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut Ferizaj, 07.08.2025 Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave

Policia në Ferizaj gjobit me nga 500 euro dy kompani të autobusëve, ju mungonte çertifikata e kontrollit teknik gjashtëmujor

Policia në Ferizaj ka gjobitur me nga 500 euro dy kompani të autobusëve pasi gjatë kontrollit ju mungonte certifikata e kontrollit teknik gjashtëmujor, shkruan

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut

Ferizaj, 07.08.2025

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin çertifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.

Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.