Policia në Hagë hedh ujë ndaj qytetarëve që t’I largojnë ata nga ambientete Gjykatës Speciale

Policia në Hagë hedh ujë ndaj qytetarëve që t’I largojnë ata nga ambientete Gjykatës Speciale

Policia në Hagë ka nisur t’i shpërndajë qytetarët që janë drejtuar në afërsi të Dhomave të Specializuara të Kosovës pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klan Kosova, ka siguruar pamje direkte nga Haga ku shihen forcat policore duke ndërhyrë në zonën përreth gjykatës, duke kërkuar nga qytetarët të largohen nga hapësira dhe të mos qëndrojnë pranë objektit.

Prania e policisë në këtë zonë është shtuar gjatë ditës, ndërsa qytetarë të shumtë nga Kosova dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur në Hagë për të përcjellë zhvillimet lidhur me procesin gjyqësor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.