Policia shpall në kërkim një person për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim.

Personi i shpallur në kërkim dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij të lajmëroj Policinë e Kosovës.

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.