Policia tregon çka gjeti në shtëpinë e personit që sh’tiu me armë në Breg të Diellit

Policia ka treguar se çka ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit që shtiu me armë mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. I dyshuari […]

Policia tregon çka gjeti në shtëpinë e personit që sh’tiu me armë në Breg të Diellit


Policia ka treguar se çka ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit që shtiu me armë mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

I dyshuari gjendet në kërkim policor.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.