Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet në Kroaci

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë. “Fokusi i trajnimit ka qenë në fushën e Mbrojtjes së Afërt dhe Anti-Terrorizmit (C.A.T.-TEAM), me qëllim përmirësimin e aftësive të personelit të dy forcave policore në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe luftimin

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet në Kroaci

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë.

“Fokusi i trajnimit ka qenë në fushën e Mbrojtjes së Afërt dhe Anti-Terrorizmit (C.A.T.-TEAM), me qëllim përmirësimin e aftësive të personelit të dy forcave policore në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe luftimin e kërcënimeve të mundshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se gjatë trajnimit, janë zhvilluar aktivitete intensive që kanë përfshirë qitje me armë të shkurtra dhe të gjata (ditën dhe natën), si dhe skenarë të ndryshëm për pastrimin e objekteve, ngasjen e automjeteve në poligonin përkatës me pengesa dhe shoqërimi-sigurimi i VIP gjatë ecjes në natyrë “hiking”.

Përveç trajnimit intensiv, gjatë kësaj periudhe është realizuar një shkëmbim i vlefshëm përvojash dhe njohurish mes dy palëve pjesëmarrëse.

“Ky aktivitet i përbashkët është një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë Ushtarake të FSK-së, dhe asaj të Kroacisë”, thuhet tutje në njoftim.