Portieri shqiptar Diant Ramaj transferohet te Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka nënshkruar me portierin shqiptar Diant Ramaj nga Ajax Amsterdami. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2029. “Diant është një portier i ri gjerman që ka ende shumë potencial zhvillimi. Praktika në ndeshje është gjëja më e rëndësishme për të tani – dhe ai do ta marrë minutat në […] The post Portieri shqiptar Diant Ramaj transferohet te Borussia Dortmund appeared first on Albinfo.

Portieri shqiptar Diant Ramaj transferohet te Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka nënshkruar me portierin shqiptar Diant Ramaj nga Ajax Amsterdami.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2029.

“Diant është një portier i ri gjerman që ka ende shumë potencial zhvillimi. Praktika në ndeshje është gjëja më e rëndësishme për të tani – dhe ai do ta marrë minutat në Copenhagen”.

“I urojmë suksese maksimale në gjysmën e dytë të sezonit në Danimarkë dhe në Ligën e Konferencave”, thekson drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl.

Ramaj u transferua nga Eintracht Frankfurt te Ajax në verën e vitit 2023.  Në 32 ndeshje për holandezët, ai mbajti gjashtë porta të paprekura.

The post Portieri shqiptar Diant Ramaj transferohet te Borussia Dortmund appeared first on Albinfo.