Pranga mbështetësve të Imamoglu/ Turqi, 37 të arrestuar pas mesazheve në rrjete sociale

Të paktën 37 persona kanë rënë në prangat e policisë në Turqi pasi postuan në rrjetet sociale statuse që sipas autoriteteve  atje ishin “provokuese” në lidhje me arrestimin e Kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, me “postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje” [...]Read More...

Pranga mbështetësve të Imamoglu/ Turqi, 37 të arrestuar pas mesazheve në rrjete sociale

Të paktën 37 persona kanë rënë në prangat e policisë në Turqi pasi postuan në rrjetet sociale statuse që sipas autoriteteve  atje ishin “provokuese” në lidhje me arrestimin e Kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.

Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, me “postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje” pas arrestimit të Imamoglut.  Ne po vijojmë punën për të gjurmuar edhe 105 persona të tjerë që vijonë këto postime shrkoi Ministri I Brendshëm I Trurqisë Ali Yerlikay në profiling e tij në platformën X. Në këtë platform në 24 orë që prej arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit janë bërë të paktën 18.6 milionë postime.

Të mërkurën autoritetet Turke njoftuan se kishin kufizuar aksesin në rrjetet sociale  ne vend dhe gjithashtu kishin ndalur protestat për 4 ditë pas arrestimit të Ekrem Imamoglu. Megjithatë ky urdhër nuk I ndali mijëra qytetarë që prej mesditës së të mërkurës që të dilnin dhe të protestonin në qytete të ndryshme duke përfshirë këtu Stambollin dhe Ankaranë.

“Ata e arrestuan me nxitim kryetarin e bashkisë sonë, të cilin e zgjodhëm me votat tona. Nuk mendoj se kjo është praktikë demokratike dhe e dënoj atë”, tha “, tha Ali Izar, një mbështetës i opozitës. Kryebashkiaku I Stambollit dhe rivali kryesor politik I Presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia  e Imamoglu e ka konsideruar arrestimin e tij si një grusht shteti ndaj atij që sipas tyre do të ishte presidenti I ri I vendit.

Imamoglu, 54 vjeç, prin ne sondazhe ndaj Erdoganit sa I perket gares se ardhshme presidenciale ne Turqi qe pritet te mbahet ne vitin 2028. Turqia gjithashtu sekuestroi një kompani ndërtimi të bashkëpronësuar nga Imamoglu, tha zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit. Autoritetet e konfiskuan gjithashtu edhe një kompani në pronësi të Imamoglut. Prokuroria tha se kontrolli mbi kompaninë “Imamoglu Construction, Trade and Industry” u mor nga gjykata, bazuar në raportet e hetimeve për krime financiare. Shumica e 105 personave të arrestuar së bashku me Imamoglun janë pjesë e stafit të bashkisë së Stambollit. Organizatat e te Drejtave te njeriut kane dunuar arrestimine  e Ekrem Immamoglu dhe kane kerkuar lirimin e tij ne menyre te menjehershme duke I quajtur akuzat e ngritura ndaj tij te motivuara politikish.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi se arrestimi I Imamoglu ishte nje zhvillim shqetesues dhe I kerkoi Turqise qe te veproje si nje shtet demokratik qe respekton te drejtat e njeriut./abcnews.al