Taravari: Gjendja e të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit vazhdon të jetë e qëndrueshme
10 pacientë të lënduar në zjarrin në diskotekën e Koçanit janë lëshuar për shërim shtëpiak, ndërsa një pacientë i cili ndodhet në Ankara të Turqisë, është në gjendje kritike shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se numri më i madh i të lënduarve po trajtohen jashtë vendit, shumica në Serbi. “Jashtë shtetit mjekohen 115 […] The post Taravari: Gjendja e të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit vazhdon të jetë e qëndrueshme appeared first on InfoShqip.com.

10 pacientë të lënduar në zjarrin në diskotekën e Koçanit janë lëshuar për shërim shtëpiak, ndërsa një pacientë i cili ndodhet në Ankara të Turqisë, është në gjendje kritike shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se numri më i madh i të lënduarve po trajtohen jashtë vendit, shumica në Serbi.
“Jashtë shtetit mjekohen 115 pacientë, të gjithë në situatë relativisht të mirë, përveç një pacient të cilin e kemi pak më kritik që është në Turqi. Pacientët tjerë në shtet e Serbisë, Bullgarisë, Greqi, Turqi, Spanjë, Austri, Hungari, Kroaci, Slloveni, Lituani, Belgjikë, Itali, Suedi dhe Poloni, të gjithë marrim lajme të mira që janë relativisht stabil dhe veç mendojmë për të përgatitur protokolle për kthimin e këtyre pacientëve të cilët duhet ti pranojmë këtu nëse ka nevojë për mjekime spitalore për një ditë ose disa ditë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishev tha se aktualisht në këtë repart po kurohen 7 pacientë të cilët kanë thithur një sasi të konsiderueshme të gazrave toksikë. Sipas tij pacientët nuk kanë lëndime mekanike apo termike, por kryesisht kanë dëmtime nga thithja e tymit dhe gazrave.
“Lajmi i mirë sot është që se të gjithë janë stabil, megjithatë ne nuk jemi të kënaqur nga analizat laboratorike, nga analizat toksikologjike, dhe nga analizat e gjendjes së pacientëve, për këtë arsye në mëngjes u morëm vesh që pacientët të qëndrojnë deri të hënë tek ne dhe ndërkohë do të bëjmë analiza shtesë, disa që i kemi bërë deri më tani ende nuk kanë arritur analizat dhe të hënën do ti mbledhim të gjitha analizat dhe do të arrijmë një përfundim”, u shpreh Andon Çibishev, mjek në Toksikologji.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej 30 pacientëve që ndodhen në Serbi, 8 prej tyre janë në aparate të frymëmarrjes, ndërsa një është në gjendje të rëndë, në Greqi dy pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, në Austri një pacient ndodhet në kujdes intensiv, në Slloveni tre pacientë në gjendje më të rëndë dhe në Lituani tre pacientë janë në kujdes intensiv. /Alsat.mk
The post Taravari: Gjendja e të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit vazhdon të jetë e qëndrueshme appeared first on