Pranvera Ejupi-Hajzeraj: Ky ngërç politik do të na shpie në zgjedhje të reja

Sonte në emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin, janë studio edhe analistët dhe komentatorët politik, Fidan Rama, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Halil Matoshi, Sadik Zeqiri, Fatime Hajdari dhe Blerim Gashi. Tema për të cilën ata po diskutojnë është, padyshim ngjarja e ditëve të fundit, (Mos)Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj tha se kemi

Pranvera Ejupi-Hajzeraj: Ky ngërç politik do të na shpie në zgjedhje të reja

Sonte në emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin, janë studio edhe analistët dhe komentatorët politik, Fidan Rama, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Halil Matoshi, Sadik Zeqiri, Fatime Hajdari dhe Blerim Gashi. Tema për të cilën ata po diskutojnë është, padyshim ngjarja e ditëve të fundit, (Mos)Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj tha se kemi ngecur në një ngërç politik dhe se si i tillë nuk ka ardhur befas, shkruan Gazeta10.

“Po shihet që kemi një ngërç dhe ky ngërç nuk ka qenë që ka ardhë befas, por e kemi ditë se pasi që do të zgjidhet Kryetari i Kuvendit do të kemi ngërçin e radhës”, tha Ejupi-Hajzeraj.

Ajo gjithashtu tha se këto strategji ose lojëra po bëhen prej partive politike, por më shumë nga partia me më shumë vota, që është Lëvizja Vetëvendosje.

“Këto strategji apo lojëra po bëhen nga partitë politike, në këtë rast partia më e madhe, veçse po shihen paraprakisht. Ka disa parime kushtetuese që nuk duhet me i shkel. Nuk është hera e parë që zgjedhim Kuvend, Kryetar Kuvendi, ka disa parime mbi të cilat zgjedhet dhe këto parime duhet me u respektu, parime kushtetuese dhe garancitë për komunitetet që janë joshumicë në Kosovë”, tha Ejupi-Hajzeraj./Gazeta10