Prej sot, për lejeqëndrim në Kosovë, mund të aplikohet online

Divizioni për të Huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se nga sot, ka rifilluar aplikimi për caktimin e termineve për leje qëndrimi për shtetasit e huaj përmes platformës digjitale e-Kosova. Sipas njoftimit, kjo mundësi synon të lehtësojë procesin e aplikimit, të eliminojë pritjet e gjata dhe të sigurojë respektimin […] The post Prej sot, për lejeqëndrim në Kosovë, mund të aplikohet online appeared first on Albinfo.

Prej sot, për lejeqëndrim në Kosovë, mund të aplikohet online

Divizioni për të Huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se nga sot, ka rifilluar aplikimi për caktimin e termineve për leje qëndrimi për shtetasit e huaj përmes platformës digjitale e-Kosova.

Sipas njoftimit, kjo mundësi synon të lehtësojë procesin e aplikimit, të eliminojë pritjet e gjata dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj, të cilët kërkojnë leje qëndrimi në Republikën e Kosovës.

“Kjo mundësi ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata përmes rezervimit të terminit dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj,” thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Tutje, bëhet e ditur se rezervimi i terminit është i domosdoshëm për të gjithë ata që kërkojnë leje të re qëndrimi apo që duan të vazhdojnë lejen aktuale, në mënyrë që të respektohen afatet ligjore.

“Qytetarët-shtetasit e huaj kanë mundësinë e respektimit të afateve ligjore, para se të kalojnë ditët e caktuara të qëndrimit 90 ditë, apo të cilët e vazhdojnë lejen e qëndrimit, të organizojnë kohën e tyre të terminit brenda afatit 30 ditë para skadimit të saj”, thuhet në njoftim.

Ministria ka theksuar përkushtimin e saj për shërbime cilësore dhe digjitalizim të proceseve, duke u shprehur se po punon vazhdimisht për të krijuar lehtësira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

The post Prej sot, për lejeqëndrim në Kosovë, mund të aplikohet online appeared first on Albinfo.