Presidenca nuk tregon datën se kur konstituohet Kuvendi i ri

Presidentja Vjosa Osmani do të thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues. Kështu ka thënë për Front Online, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina. Kupina nuk ka dhënë ndonjë datë kur mund të thirret seanca. “Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga

Presidenca nuk tregon datën se kur konstituohet Kuvendi i ri

Presidentja Vjosa Osmani do të thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.

Kështu ka thënë për Front Online, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Kupina nuk ka dhënë ndonjë datë kur mund të thirret seanca.

“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues.”, ka theksuar Kupina.

Tek sot, pas 46 ditëve nga mbajtja e zgjedhjeve KQZ ka certifikuar rezultatet përfundimtare.

Pas certfikimit të rezultateve të zgjedhjeve, një nga momentet më të rëndësishme për funksionalizimin e institucioneve është thirrja e seancës konstituive të Kuvendit.

Ky hap shënon fillimin zyrtar të legjislaturës së re dhe i hapë rrugë verifikimit të mandateve, betimit të deputetëve, zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve dhe formimit të qeverisë së re dhe organeve të tjera të rëndësishme parlamentare.