Presidenti amerikan: Kemi pasur takime me palën kineze për marrëveshje tregtare
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë mbajtur takime për të biseduar rreth lehtësimit të luftës tregtare të tanishme, sipas presidentit amerikan Donald Trump, ka raportuar “The Guardian”. “Ne mund ta publikojmë më vonë, por ata kanë pasur takime këtë mëngjes, dhe ne kemi qenë duke u takuar me Kinën”, ka deklaruar presidenti amerikan [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë mbajtur takime për të biseduar rreth lehtësimit të luftës tregtare të tanishme, sipas presidentit amerikan Donald Trump, ka raportuar “The Guardian”.
“Ne mund ta publikojmë më vonë, por ata kanë pasur takime këtë mëngjes, dhe ne kemi qenë duke u takuar me Kinën”, ka deklaruar presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Më herët Kina ka mohuar pretendimet e mëhershme të Trumpit që dy vendet janë duke zhvilluar negociata aktive mbi tarifat.
Zyrtari nga Ministria e Jashtme e Kinës, Guo Jiakun ka deklaruar se Kina dhe SHBA-ja nuk kanë pasur konsultime apo negociata mbi tarifat, e jo më të kenë arritur një marrëveshje. Ai shtoi se raportet për bisedime kanë qenë “të rreme”.