Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën
Më datë 17-18 shkurt 2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror […] The post Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën appeared first on Albinfo.

Më datë 17-18 shkurt 2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
“Gjithashtu me rastin e shënimit Ditës së Pavarësisë, aktiviteteve në shesh dhe vizitave të personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës, për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
The post Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën appeared first on Albinfo.