Presidenti Zelensky mbërrin në Bruksel për takim me Von der Leyen
Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky takim është konfirmuar nga vetë von der Leyen, e cila shprehu nëpërmjet rrjetit social X se do ta mirëpresë Zelenskyy-n të dielën — për të vijuar më pas bashkë me të në një takim me [...]Read More...

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky takim është konfirmuar nga vetë von der Leyen, e cila shprehu nëpërmjet rrjetit social X se do ta mirëpresë Zelenskyy-n të dielën — për të vijuar më pas bashkë me të në një takim me liderët e “Koalicionit të Gatshëm” në Bruksel. Të hënën do t’i bashkohet delegacionit për në Shtëpinë e Bardhë, sipas kërkesës së Presidentit Zelenskyy.
Pas takimit në Bruksel, Zelenskyy dhe von der Leyen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës.
Takimi europian shërben si një përgatitje për ofensivë diplomatike përpara vizitës vendimtare në Uashington. Dhjetëra liderë evropianë, përfshirë Ursula von der Leyen, janë gati të bashkohen me Ukrainën në mbështetje të saj në bisedimet me Donald Trump. / abcnews.al /