Presidentja Osmani në ceremoninë e Erdoganit në Ankara, publikon disa fotografi
Osmani në ceremoninë e Erdoganit në Ankara, publikon disa fotografi. Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga ceremonia inauguruese e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Ankara, i cili në fund të maujit të kaluar fitoi një mandat të ri në zgjedhje për ta udhëhequr vendin. Bashkë me presidenten ishte edhe bashkëshorti i […]
![Presidentja Osmani në ceremoninë e Erdoganit në Ankara, publikon disa fotografi](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/vjjosa.jpg)
Osmani në ceremoninë e Erdoganit në Ankara, publikon disa fotografi.
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga ceremonia inauguruese e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Ankara, i cili në fund të maujit të kaluar fitoi një mandat të ri në zgjedhje për ta udhëhequr vendin.
Bashkë me presidenten ishte edhe bashkëshorti i saj, Prindon Osmani.
Shefja e shtetit shkroi në Facebook se e kanë përgëzuar Erdoganin për rizgjedhjen, “duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”.
Me këtë rast, Osmani është takuar edhe me liderë të tjerë.
“Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, shkroi Osmani.