Presidentja Osmani në takim me ambasadorin gjerman Rohde

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Gjatë takimit, thuhet se Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Ndër të tjera, në njoftimin e presidencës theksohet se u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si

Presidentja Osmani në takim me ambasadorin gjerman Rohde

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

Gjatë takimit, thuhet se Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Ndër të tjera, në njoftimin e presidencës theksohet se u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, shkruhet në njoftim.