Presidentja Osmani ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën në liqenin e Ujmanit
Me dhimbje e solidaritet, Osmani ngushëllon familjen e mërgimtarit të ndjerë The post Presidentja Osmani ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën në liqenin e Ujmanit appeared first on Albinfo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Latifi, pas ndarjes tragjike nga jeta të Rrahim Latifit, përcjell albinfo.ch.
“Në këto çaste të dhimbshme, më lejoni të shpreh pikëllimin tim të thellë për humbjen e të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por kur ndodh në rrethana të tilla tragjike, dhimbja bëhet edhe më e thellë,” thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.
Ajo u ka shprehur familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.
The post Presidentja Osmani ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën në liqenin e Ujmanit appeared first on Albinfo.