Presidentja Osmani përkujton mas*akrën në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku më 14 prill 1999 forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 31 civilë shqiptarë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se këta civilë “u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku më 14 prill 1999 forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 31 civilë shqiptarë.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se këta civilë “u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në lagjen e tyre, aty ku duhej të ndiheshin të sigurt”.
Presidentja Osmani ka theksuar se drejtësia për ta, mbetet synim i vazhdueshëm.
“Këta burra, gra e fëmijë do të kujtohen përherë. Kujtesa për ta është detyrim moral dhe përkushtim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Krimet e tilla nuk harrohen, ndërkaq drejtësia për ta mbetet synim i vazhdueshëm i yni”, ka deklaruar ajo.