Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari. Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok. Shefja e shtetit të Kosovës, atje u prit me nderimet ushtarake. Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë. “Faleminderit për pritjen me

Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok.

Shefja e shtetit të Kosovës, atje u prit me nderimet ushtarake.

Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo.