Presidentja Osmani solli njohjen e radhës për Kosovën, Qeveria hesht
Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky hap erdhi vetëm pak ditë pas njohjes nga Kenia, duke shtuar një tjetër vend në listën e shteteve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës Në një postim emocionues në facebook, presidentja e Kosovës

Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit.
Ky hap erdhi vetëm pak ditë pas njohjes nga Kenia, duke shtuar një tjetër vend në listën e shteteve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës
Në një postim emocionues në facebook, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhej në një video krah ministrit të Jashtëm të Sudanit, shprehu gëzimin për këtë njohje të re.
“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!” – shkruante ajo ndër tjera.
Megjithatë, kjo ngjarje pozitive është shoqëruar me një heshtje të çuditshme nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Edhe pas disa orësh nga publikimi i lajmit nga presidentja, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti nuk ka reaguar as me një postim, as me një deklaratë zyrtare.