Presidentja Osmani takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

Osmani takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit. Kryeministrja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin thotë se diskutoi zhvillimet e fundit. “Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së […]

Presidentja Osmani takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

Osmani takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit.

Kryeministrja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin thotë se diskutoi zhvillimet e fundit.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

Osmani, ka takuar edhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë Kosovë-Britani e Madhe.

“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani.