Presidentja Osmani takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa: Koha që BE ta njohë dhe vlerësojë progresin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane, dhe sipas saj është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësoj këtë progres. “Ishte kënaqësi ta takoj
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane, dhe sipas saj është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësoj këtë progres.
“Ishte kënaqësi ta takoj Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, ka shkruar Osmani, /Front Online/
Postimi i plotë: