Presidentja Vjosa Osmani frymëzohet nga dialogu me të rinjtë në Forumin Alpbach në Austri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se çdo herë është frymëzuese të marrë pjesë në dialogun me të rinj e të reja të jashtëzakonshëm gjatë Forumit Alpbach në Austri, të cilët pritet të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë. Në përmbledhjen e saj, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e Kosovës si kontribuese […] The post Presidentja Vjosa Osmani frymëzohet nga dialogu me të rinjtë në Forumin Alpbach në Austri appeared first on Albinfo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se çdo herë është frymëzuese të marrë pjesë në dialogun me të rinj e të reja të jashtëzakonshëm gjatë Forumit Alpbach në Austri, të cilët pritet të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.
Në përmbledhjen e saj, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe dhe siguri, si dhe nevojën për bashkëpunim transatlantik dhe rikthimin e Evropës tek vlerat demokratike, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka nënvizuar se mbrojtja e këtyre vlerave duhet të shoqërohet jo vetëm me fjalë, por edhe me veprim, duke qëndruar krah atyre që i mbrojnë dhe duke hapur dyert e Kosovës për shtetet që punojnë për të njëjtin qëllim.
Ky forum është një mundësi për të ndarë ide dhe përvojë, duke ndërtuar urat e bashkëpunimit mes të rinjve evropianë dhe lidershipit global.
The post Presidentja Vjosa Osmani frymëzohet nga dialogu me të rinjtë në Forumin Alpbach në Austri appeared first on Albinfo.