Presion gjyqësorit? Rama: Mua më ktheheni me deklarata nervoze, ndërsa Berishës…
Duke e cilësuar veten dhe qeverinë e tij si mbështetësi më i madh i drejtësisë së pavarur, Rama tha se pushteti gjyqësor reagon me shkrime nervoze ndaj deklaratave të tij kritikuese. Ndërkohë thotë Rama, Sali Berishës, referuar si paraardhësi i tij, nuk i artikulohet asnjë deklaratë kur përpara SPAK del dhe nuk kursen aspak prokurorin […]
Duke e cilësuar veten dhe qeverinë e tij si mbështetësi më i madh i drejtësisë së pavarur, Rama tha se pushteti gjyqësor reagon me shkrime nervoze ndaj deklaratave të tij kritikuese. Ndërkohë thotë Rama, Sali Berishës, referuar si paraardhësi i tij, nuk i artikulohet asnjë deklaratë kur përpara SPAK del dhe nuk kursen aspak prokurorin e posaçëm Altin Dumanin.
“Kur dëgjoj që një gjykatës i thotë prokuroi, rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën apo një tjetër gjykatës në apel i jep një dënim dhe më të rëndë që kishte në shkallën e parë. Halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në pushtetin gjyqësor. Këtë perceptim shqetësua ma forcon një fakt, që kur unë ngre shqetësime, këshillat e gjyqësorit dhe prokurorive më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mija ca deklarata nervoze si ca njerëz që një daulle dasme i prish gjumin e drekës. Me ca thirrje për ca aktorë politikë për të mos i bërë presion drejtësisë, bla bla bla. Tani në këto kohë atij që nuk u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot një deklaratë, por gjysmë llafi dhe pasi del dhe lexon librin e shtëpisë prokurorit më kurajoz mu të dera e SPAK. Të merren me mesazhin jo me mesazherin se paguhen i frëngu pulën bashkë me sekretar e këshilltarë. Nga unë që u kam dorëzuar shatën e drejtësisë së pavarur që rrinte në zyrën time që nga viti 19912. Kurrë nuk do të ndërdyjmë në çështjet e drejtësisë, siguria juridike e qytetarëve, garancitë e procesit”, tha Rama.

